Ndryshuar së fundi më 7 qershor 2013

SPD-ja angazhohet për mbrojtjen e privatësisë suaj personale. Për qëllimet e ligjit "Për mbrojtjen e të dhënave", SPD Swiss Precision Diagnostics GmbH është kompania që kontrollon përpunimin e të dhënave tuaja personale në këtë faqe. Për funksionimin e kësaj faqeje, përfshirë pritjen në Peer 1, SPD Swiss Precision Diagnostics GmbH dhe filialet e saj përdorin palë të treta.

Kjo politikë privatësie paraqet llojin e informacionit që mblidhet nga SPD Swiss Precision Diagnostics GmbH, filialet e saj dhe ofruesit e palës së tretë të kontraktuar nga SPD Swiss Precision Diagnostics GmbH ("SPD") në këtë faqe ("Faqja"), kohën e kryerjes së shërbimeve ("Shërbimet") dhe mënyrën se si e përdor dhe e mbron SPD-ja këtë informacion. Kjo deklaratë gjithashtu ju tregon si të veproni në rast se nuk dëshironi që të dhënat tuaja personale (përkufizuar më poshtë te "Mbledhja e të dhënave personale") të mblidhen kur të vizitoni faqen ose të kërkoni shërbime dhe se si të keni akses, të modifikoni, të fshini ose të kundërshtoni përdorimin në të ardhmen të të dhënave që keni dhënë tashmë.

Kjo deklaratë vlen vetëm për këtë faqe dhe për shërbimet. Ajo nuk vlen, pa kufizim, për banderolat, lotaritë dhe reklamat apo promocionet e tjera që mund të sponsorizohen nga SPD ose në të cilat ajo mund të marrë pjesë në faqe interneti në pronësi të palëve të treta. SPD Swiss Precision Diagnostics GmbH rezervon të drejtën e ndryshimit ose të heqjes së kësaj politike privatësie. SPD Swiss Precision Diagnostics GmbH do ta postojë këtu çdo deklaratë të re ose të ndryshuar dhe ju nxit që ta vizitoni shpesh këtë zonë për të qëndruar të informuar.

Pranimi i kësaj politike privatësie nga ana juaj

Duke përdorur këtë faqe ose shërbimet e ofruara nga SPD-ja, nëse disponohen, (për shembull, duke telefonuar linjën e brendshme të kujdesit të SPD-së), ju pranoni kushtet e politikës aktuale të privatësisë siç janë publikuar në këtë zonë të faqes. Përveç kësaj, për këtë faqe dhe për shërbimet zbatohen kushtet e përdorimit.

Nëse nuk pranoni ndonjë prej kushteve në këtë deklaratë, ju lutemi të mos jepni asnjë të dhënë personale (përkufizuar më poshtë te "Mbledhja e të dhënave personale") në këtë faqe ose kur kërkoni shërbimet.

Ju lutemi që të kini parasysh se nëse zgjidhni të mos i jepni të dhënat personale ose nëse nuk pranoni përdorimin e të dhënave tuaja personale mund të mos i kryeni dot disa veprime, duke përfshirë, por pa u kufizuar tek aksesi në disa zona të caktuara të faqes, pjesëmarrja në një konkurs apo lotari, kërkesa për kampionë, marrja e botimeve periodike ose komunikimeve të tjera nga SPD-ja, aksesi në shërbime dhe/ose dërgimi i emaileve te SPD-ja.

Mbledhja e të dhënave personale që jepen vullnetarisht

Në këtë politikë privatësie, "Të dhënat personale" nënkuptojnë të dhënat që identifikojnë një person, si emri, adresa, numri i telefonit, të dhënat e kartës së kreditit dhe të dhënat bankare, emri i përdoruesit në internet, datëlindja, informacioni për shëndetin tuaj, adresa e emailit dhe të dhëna të tjera të cilat, në mënyrë të arsyeshme, mund të përdoren për t'ju identifikuar si person.

Gjatë përdorimit të kësaj faqeje ose të shërbimeve, SPD-ja mund të mbledhë disa ose të gjitha nga këto të dhëna personale. SPD-ja nuk do t'i mbledhë të dhënat personale nëse nuk i keni dhënë ato vullnetarisht.

Kur ia jepni të dhëna personale SPD-së, ju e autorizoni SPD-në që t'i përdorë këto të dhëna në përputhje me këtë politikë privatësie. Kjo përfshin të drejtën tuaj për të kufizuar përdorimin e të dhënave personale nga SPD-ja siç përshkruhet në këtë deklaratë dhe për të kërkuar akses tek të dhënat personale që mblidhen nga SPD-ja në këtë faqe për t'i modifikuar, për të kundërshtuar përdorimin e tyre në të ardhmen ose për t'i fshirë ato. (Shihni "Qendra e kontaktit" më poshtë). Nëse dëshironi të kundërshtoni përdorimin e mëtejshëm të të dhënave tuaja, ju lutemi të mbani parasysh se ky kundërshtim do të vlejë për përdorimin e të dhënave tuaja në të ardhmen, por jo për përdorimin e kryer tashmë bazuar në miratimin tuaj ekzistues.

SPD-ja nuk mbledh apo ruan qëllimisht të dhëna personale të fëmijëve të moshës nën 18 vjeç. Nëse fëmija juaj mund të na ketë dhënë të dhëna pa na treguar moshën e vërtetë dhe ju dëshironi që ato të hiqen, ju lutemi të na kontaktoni dhe ne do t'i fshijmë ato (Shihni "Qendra e kontaktit" më poshtë).

Mënyra e përdorimit të të dhënave tuaja nga SPD-ja 

Kur jepni të dhëna personale në këtë faqe ose kur kërkoni shërbime, SPD-ja do t'i përdorë ato për qëllimin specifik të mbledhjes së tyre dhe ju e miratoni këtë përdorim, duke përfshirë, por pa u kufizuar me si vijon:

Duke përdorur këtë faqe dhe/ose ndonjë nga shërbimet, ju bini dakord që SPD-ja mund t'u kërkojë kompanive të palës së tretë t'i përpunojnë ose t'i analizojnë të dhënat e mbledhura, duke përfshirë të dhënat tuaja personale për të kuptuar dhe për të plotësuar nevojat e klientëve.

Nëse abonoheni në një buletin në email ose nëse kërkoni informacion nga SPD-ja, ju pranoni që SPD-ja t'ju dërgojë informacione dhe/ose oferta në lidhje me produktet e SPD-së dhe/ose shërbimet që sipas SPD-së mund t'ju interesojnë, ose t'ju ftojë që të merrni pjesë në kërkime, promocione ose aktivitete të tjera në lidhje me produktet tona (duke përfshirë, por pa u kufizuar te rekomandimet për produktet tona). Mund të zgjidhni ta anuloni kontaktimin nga SPD-ja në çdo kohë. (Shihni "Qendra e kontaktit" më poshtë për detaje në lidhje me mënyrën e çregjistrimit të abonimit.)

Nëse kërkoni një produkt ose shërbim nga SPD-ja, ju pranoni që SPD-ja t'i përdorë të dhënat tuaja personale dhe t'i ndajë ato me ofruesit dhe kompani të tjera të palës së tretë për të plotësuar kërkesën tuaj, (duke përfshirë por pa u kufizuar me mundësimin e dhënies së produktit ose shërbimit). SPD-ja nuk autorizon përdorimin e të dhënave tuaja personale në ndonjë mënyrë tjetër nga këta ofrues ose palë të treta.

Nëse paraqisni ose ngarkoni ndonjë material në faqe, ju pranoni përdorimin e këtij materiali siç përshkruhet në kushtet e përdorimit.

Ju lutemi të mbani parasysh që SPD-ja do t'i japë të dhënat tuaja personale nëse një veprim i tillë kërkohet me ligj ose me mandat kontrolli, thirrje ose urdhër gjykate. Në zbatim të legjislacionit vendor në disa shtete, mund të lejohet aksesi në të dhënat tuaja personale për autoritetet e zbatimit të ligjit dhe të sigurisë.

Të dhëna të tjera që mund të mblidhen nga SPD-ja

Kjo faqe mund të mbledhë nga ju edhe të dhëna që nuk ju identifikojnë si person. Për shembull, duke përdorur skedarët e personalizimit, SPD mund të gjurmojë informacione për datën dhe orën kur hyjnë vizitorët në faqen tonë, për llojin e shfletuesit të internetit që kanë përdorur dhe për faqen nga ku janë lidhur.

"Skedarët e personalizimit" janë pjesë informacioni që shfletuesi juaj i ruan në diskun e kompjuterit tuaj. SPD-ja mund t'i përdorë skedarët e personalizimit për të mbledhur informacion gjatë kohës që vizitoni këtë faqe, si p.sh. informacion në lidhje me zonat që vizitoni në faqe dhe shërbimet që përdorni në faqe. SPD-ja i mbledh këto informacione për të ndihmuar në përshtatjen e faqes dhe produkteve e shërbimeve të saj sipas nevojave dhe interesave tuaja. Skedarët e personalizimit mund të përdoren gjithashtu për t'ju ndihmuar që ta përdorni më shpejt faqen në të ardhmen. Për shembull, faqja mund të dallojë që keni ofruar të dhëna personale dhe të sigurohet që të mos t'ju kërkohet sërish të jepni të njëjtat të dhëna. Shumica e shfletuesve kanë konfigurim fillestar që të pranojnë automatikisht skedarët e personalizimit. Nëse dëshironi, mund ta konfiguroni shfletuesin tuaj që t'i refuzojë skedarët e personalizimit ose t'ju lajmërojë kur t'ju dërgojnë skedarë të tillë. Refuzimi i skedarëve të personalizimit në faqe mund të bëjë të pamundur hyrjen në zona të caktuara të faqes ose marrjen e informacioneve të personalizuara kur vizitoni faqen.

Përveç kësaj, SPD-ja përpiqet vazhdimisht të përmirësojë mënyrën e promovimit të faqes së saj. Për ta ndihmuar SPD-në në lidhje me këtë, ajo mund të masë efikasitetin e prezencës në internet duke zbuluar kohën e hyrjes në faqe dhe çfarë keni klikuar brenda faqes. Statistikat e matjeve në faqe mund të përdoren për të personalizuar përvojën tuaj në faqe, si edhe për të vlerësuar në mënyrë anonime statistikat rreth përdorimit të faqes. Me të dhënat tuaja personale mund të mblidhen dhe të lidhen edhe informacione rreth kompjuterit tuaj, si adresa IP (numri që i caktohet kompjuterit tuaj sa herë lundroni në internet), lloji i shfletuesit të internetit dhe lloji i sistemit operativ që po përdorni. Kjo bëhet për t'u siguruar që faqja ofron përvojën më të mirë në internet për vizitorët dhe shërben si një burim efikas informacioni.

Disa nga faqet që vizitoni mund të mbledhin të dhëna edhe nëpërmjet përdorimit të fotove transparente me (gjithashtu të quajtura "skedarë sinjalizimi"), të cilat mund të ndahen me palë të treta që mbështesin në mënyrë të drejtpërdrejtë aktivitetet promocionale të SPD-së dhe zhvillimin e faqes. Për shembull, informacioni i përdorimit të faqes sa i përket vizitave në faqe mund të ndahet me një agjenci reklamimi të palës së tretë për të ideuar më mirë banderolat e reklamave në internet në faqe. Të dhënat e mbledhura nëpërmjet përdorimit të këtyre fotove transparente nuk shërbejnë për identifikimin e personit, pavarësisht se mund të lidhen me të dhënat tuaja personale.

Së fundi, SPD-ja mund t'i plotësojë të dhënat që keni dhënë, së bashku me informacione të tjera të ruajtura ose të marra nga palë të treta. SPD-ja e bën këtë për të ofruar produkte dhe shërbime të orientuara më shumë ndaj klientëve për të plotësuar nevojat tuaja.

Lidhjet drejt faqeve të tjera

SPD-ja mund të ofrojë lidhje drejt faqeve të tjera në shërbim të përdoruesve tanë. Megjithatë, SPD-ja nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen ose funksionimin e këtyre faqeve të tjera. SPD-ja nuk mund të garantojë politikat e privatësisë së këtyre faqeve të tjera dhe ne ju rekomandojmë t'i shqyrtoni politikat e privatësisë së këtyre faqeve menjëherë përpara përdorimit.

Agjentët dhe ofruesit e shërbimeve

Ndonjëherë SPD-ja punëson individë dhe kompani të tjera për kryerjen e funksioneve për llogarinë tonë në shtete të ndryshme. Atyre mund t'u nevojitet aksesi tek të dhënat tuaja personale, por vetëm për të kryer funksionet e tyre.

Transferimi i të dhënave jashtë shtetit ku banoni

Të dhënat që jepni mund të transferohen jashtë shtetit ku banoni drejt SPD Swiss Precision Diagnostics GmbH, filialeve të saj ose kompanive të palës së tretë të kontraktuara nga SPD Swiss Precision Diagnostics GmbH, filialet e saj dhe ofruesit e tyre. Këto kompani të palës së tretë përfshijnë kompanitë e pritjes Peer 1 në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Duke përdorur këtë faqe dhe/ose shërbimet, ju bini dakord t'i transferoni të dhënat tuaja personale jashtë shtetit.

Siguria e të dhënave

SPD Swiss Precision Diagnostics GmbH dhe filialet e saj marrin masa të arsyeshme paraprake për t'i mbajtur të sigurta të dhënat tuaja personale. Të gjitha të dhënat që ju identifikojnë si person i nënshtrohen aksesit të kufizuar, i cili sigurohet me fjalëkalim dhe mbrohet nga jashtë nëpërmjet një muri mbrojtës, për të parandaluar aksesin e paautorizuar, modifikimin ose keqpërdorimin. Pavarësisht se asnjë masë sigurie nuk mund të ofrojë 100% mbrojtje, SPD Swiss Precision Diagnostics GmbH dhe filialet e saj zbatojnë politika sigurie që kanë për qëllim të garantojnë në shkallën më të lartë të mundshme sigurinë dhe tërësinë e të gjitha informacioneve tona, duke përfshirë të dhënat tuaja personale.

Qendra e kontaktit

Nëse keni komente ose pyetje në lidhje me këtë politikë privatësie, nëse dëshironi të raportoni ndonjë shkelje të politikës së privatësisë ose nëse dëshironi të kërkoni akses, modifikim ose fshirje të të dhënave tuaja personale, ju lutemi na shkruani në adresën "SPD Swiss Precision Diagnostics Ltd., Attn. General Counsel at 47 route de St Georges, 1213 Petit-Lancy, Switzerland" ose dërgojini email SPD-së në adresën privacy@spdspark.com.

Nëse keni pyetje në lidhje me produktet, ju lutemi kontaktoni linjën e kujdesit. Ajo drejtohet nga kompania filiale e SPD-së, SPD Development Company Limited, në Mbretërinë e Bashkuar. Të dhënat e kontaktit të linjës së kujdesit shfaqen te seksioni "Kontaktet" në faqen e shtetit ku banoni. Ju lutemi të jeni të gatshëm të jepni numrin e lotit në ambalazhin e produktit. Telefonatat në linjën e kujdesit mund të monitorohen ose të regjistrohen për qëllime të kontrollit të cilësisë dhe të dhënat tuaja personale mund të mblidhen siç përcaktohet më sipër.

Faleminderit që vizitoni faqen tonë.