Ndryshuar së fundi më 19 prill 2018

Kjo është politika e privatësisë e SPD-së.  SPD-ja përbëhet nga "SPD Swiss Precision Diagnostics GmbH" dhe "SPD Development Company Limited".  SPD-ja angazhohet për mbrojtjen e privatësisë suaj. Për qëllimet e ligjit "Për mbrojtjen e të dhënave", "SPD Swiss Precision Diagnostics GmbH" është kompania që kontrollon përpunimin e të dhënave tuaja personale në këtë faqe. SPD-ja përdor partnerë të besuar për menaxhimin e kësaj faqeje.

Në këtë politikë përshkruhen llojet e të dhënave që mblidhen nga faqja dhe gjatë kryerjes së shërbimeve, nga SPD-ja dhe partnerët tanë të besuar, si dhe mënyra se si SPD-ja i përdor dhe i mbron këto të dhëna. Kjo politikë ju informon se si duhet të veproni nëse nuk dëshironi që të dhënat tuaja personale (të përcaktuara më poshtë nën seksionin "Mbledhja e të dhënave personale") të mblidhen kur vizitoni faqen apo kur kërkoni shërbime. Gjithashtu, ajo ju informon në lidhje me mënyrën se si mund të kërkoni të aksesoni, korrigjoni, fshini apo refuzoni përdorimin në të ardhmen të të dhënave tuaja personale.

Kjo politikë vlen vetëm për këtë faqe dhe për shërbimet e ofruara nga SPD-ja. Ajo nuk vlen, pa kufizim, për banderolat, lotaritë dhe reklamat apo promocionet e tjera që mund të sponsorizohen nga SPD-ja ose në të cilat ajo mund të marrë pjesë në faqe interneti në pronësi të palëve të treta. SPD-ja rezervon të drejtën për ta ndryshuar këtë politikë pa njoftim paraprak. SPD-ja do të publikojë në këtë faqe të gjitha politikat e reja ose të ndryshuara dhe ju fton ta vizitoni atë herë pas here për të qëndruar të informuar. 

Duke përdorur këtë faqe ose shërbimet e ofruara nga SPD-ja, nëse disponohen, (për shembull, duke telefonuar linjën e brendshme të kujdesit të SPD-së), ju pranoni kushtet e politikës aktuale të privatësisë të publikuara në këtë faqe.  Krahas kësaj, për këtë faqe dhe për shërbimet zbatohen kushtet e përdorimit.

Nëse nuk bini dakord me ndonjë nga kushtet e kësaj politike, mos vendosni asnjë të dhënë personale (të përcaktuar më poshtë nën seksionin "Të dhënat personale që mblidhen nga SPD-ja") në këtë faqe ose kur kërkoni shërbime.

Të dhënat personale që mblidhen nga SPD-ja

Në këtë politikë, "të dhënat personale" janë të dhëna që ju identifikojnë personalisht, të tilla si:

  • Emri.
  • Adresa postare.
  • Numri i telefonit dhe regjistrimet e telefonatave me linjën e kujdesit të SPD-së.
  • Të dhënat bankare.
  • Emri i përdoruesit.
  • Datëlindja.
  • Adresa e emailit.
  • Informacionet shëndetësore, të tilla si ato në lidhje me përdorimin e produkteve.
  • Preferencat e komunikimeve të ardhshme.
  • Të gjitha informacionet e tjera që mund të përdoren në mënyrë të arsyeshme për t'ju identifikuar personalisht, të cilat mblidhen kur na telefononi, kur vizitoni faqet tona ose kur përdorni aplikacionet apo shërbimet tona telefonike.

SPD-ja mund të mbledhë disa ose të gjitha llojet e mësipërme të të dhënave personale kur përdorni faqen ose shërbimet. SPD-ja nuk do t'i mbledhë të dhënat personale nëse nuk i keni dhënë ato vullnetarisht.

Kur i jepni SPD-së të dhënat personale, ju e autorizoni atë që t'i përdorë këto të dhëna në përputhje me këtë politikë. Kjo përfshin të drejtën tuaj, siç parashikohet ose lejohet nga legjislacioni vendas, për:

  • të kufizuar përdorimin nga SPD-ja të të dhënave tuaja personale siç përshkruhet në këtë politikë;
  • të kërkuar akses në të dhënat personale të mbledhura nga SPD-ja në këtë faqe, ose kopje të tyre;
  • të kërkuar përditësimin ose korrigjimin nga SPD-ja të ndonjë gabimi;
  • të refuzuar ose kufizuar përdorimin e të dhënave tuaja personale nga SPD-ja; 
  • t'i kërkuar SPD-së të bllokojë ose fshijë të dhënat tuaja personale nga baza saj e të dhënave; dhe
  • të paraqitur ankesa në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale pranë autoritetit përkatës mbikëqyrës në fushën e mbrojtjes së të dhënave.

Për t'i ushtruar këto të drejta, kontaktoni SPD-në me anë të të dhënave në seksionin "Qendra e kontaktit" më poshtë; disa nga shërbimet tona mund të jenë të disponueshme vetëm nëse na jepni të dhënat tuaja personale. Me qëllim mbrojtjen e të dhënave personale që ruhen nga SPD-ja, kësaj të fundit mund t'i duhet të kontrollojë identitetin tuaj para se t'ju lejojë aksesin në to. Para se SPD-ja t'ju japë një kopje të të dhënave tuaja personale të ruajtura prej saj, mund t'ju kërkohet pagesa e një tarife, kur kjo parashikohet nga ligji në fuqi.

SPD-ja nuk ka për qëllim të mbledhë apo të ruajë të dhënat personale të fëmijëve nën moshën 13 vjeç ose siç përcaktohet nga kushtet e parashikuara nga legjislacioni vendas.  Produktet dhe shërbimet tona nuk synohen për fëmijët nën moshën 13 vjeç.   Nëse jeni nën moshën 13 vjeç, ju lutemi mos jepni të dhëna personale në faqen tonë pa shprehjen e pëlqimit dhe pjesëmarrjen e një prindi apo kujdestari.

Mënyra e përdorimit të të dhënave tuaja nga SPD-ja 

Kur jepni të dhëna personale në këtë faqe apo kur kërkoni shërbime, SPD-ja do t'i përdorë ato për qëllimin specifik për të cilin janë mbledhur, duke përfshirë, por pa u kufizuar me sa më poshtë: 

  • Për të kuptuar dhe plotësuar kërkesat e klientëve, SPD-ja mund t'u kërkojë partnerëve tanë të besuar të përpunojnë ose analizojnë të dhënat e mbledhura, duke përfshirë të dhënat tuaja personale.
  • Nëse abonoheni në një buletin në email ose nëse kërkoni informacion nga SPD-ja, kjo e fundit mund t'ju dërgojë informacione dhe/ose oferta në lidhje me produktet dhe/ose shërbimet e saj që konsideron se mund t'ju interesojnë, ose t'ju ftojë që të merrni pjesë në kërkime, promocione ose aktivitete të tjera në lidhje me produktet tona (duke përfshirë, por pa u kufizuar te rekomandimet për produktet tona). Mund të zgjidhni në çdo kohë ta anuloni kontaktimin nga SPD-ja. (Shihni "Qendra e kontaktit" më poshtë për detaje në lidhje me mënyrën e çregjistrimit.)
  • Nëse kërkoni një produkt apo shërbim nga SPD-ja, ajo mund të përdorë të dhënat tuaja personale dhe t'i ndajë ato me partnerët tanë të besuar me qëllim plotësimin e kërkesës suaj (duke përfshirë, por pa u kufizuar me mundësimin e dërgimit të produktit apo shërbimit). SPD-ja nuk autorizon përdorimin në mënyra të tjera të të dhënave tuaja personale nga partnerët e besuar, përveçse për plotësimin e kërkesës suaj.

Ju lutemi, vini re se SPD-ja do t'i vërë në dispozicion të dhënat tuaja personale, nëse kërkohet me ligj. Në zbatim të legjislacionit vendas në disa shtete, mund të lejohet aksesi në të dhënat tuaja personale për autoritetet e zbatimit të ligjit dhe të sigurisë.

Të dhëna të tjera që mund të mblidhen nga SPD-ja

Kjo faqe mund të mbledhë edhe të dhëna të tjera tuajat, për shembull, SPD-ja mund të gjurmojë të dhëna në lidhje me datën dhe orën e hyrjes në faqe, llojin e shfletuesit të internetit që keni përdorur dhe faqet nëpërmjet të cilave keni mbërritur në faqen tonë duke përdorur skedarët e personalizimit.

Skedarët e personalizimit janë dosje të vogla që ruhen në pajisjen tuaj kur vizitoni një faqe, të cilat mund të gjurmohen nga faqja e cila i ka dërguar. SPD-ja mund t'i përdorë skedarët e personalizimit për të mbledhur informacion gjatë kohës që vizitoni këtë faqe, si p.sh. informacion në lidhje me zonat që vizitoni në faqe dhe shërbimet që përdorni në faqe. SPD-ja i mbledh këto informacione për të ndihmuar në përshtatjen e faqes dhe produkteve e shërbimeve të saj sipas nevojave dhe interesave tuaja. Skedarët e personalizimit mund të përdoren edhe për t'ju ndihmuar që ta përdorni më shpejt faqen në të ardhmen. Për shembull, faqja mund të dallojë që keni ofruar të dhëna personale dhe të sigurohet që të mos t'ju kërkohet sërish të jepni të njëjtat të dhëna. Shumica e shfletuesve kanë konfigurim fillestar që të pranojnë automatikisht skedarët e personalizimit. Nëse dëshironi, mund ta konfiguroni shfletuesin tuaj që t'i refuzojë skedarët e personalizimit ose t'ju lajmërojë kur t'ju dërgojnë skedarë të tillë. Refuzimi i skedarëve të personalizimit në faqe mund të bëjë të pamundur hyrjen në zona të caktuara të faqes ose marrjen e informacioneve të personalizuara kur vizitoni faqen.

Përveç kësaj, SPD-ja përpiqet vazhdimisht të përmirësojë mënyrën e promovimit të faqes sonë. Për ta ndihmuar SPD-në në këtë drejtim, ne mund të masim efikasitetin e prezencës në internet duke zbuluar kohën e hyrjes në faqe dhe çfarë keni klikuar brenda faqes. Statistikat e matjeve në faqe mund të përdoren për të personalizuar përvojën tuaj në faqe, si edhe për të vlerësuar në mënyrë anonime statistikat rreth përdorimit të saj. Me të dhënat tuaja personale mund të mblidhen dhe të lidhen edhe informacione rreth kompjuterit tuaj, si adresa IP (numri që i caktohet kompjuterit tuaj sa herë që lundroni në internet), lloji i shfletuesit të internetit dhe lloji i sistemit operativ që po përdorni. Kjo bëhet për t'u siguruar që faqja ofron përvojën më të mirë në internet për përdoruesit dhe shërben si një burim efikas informacioni.

Disa nga faqet që vizitoni mund të mbledhin të dhëna edhe duke përdorur foto transparente (gjithashtu të quajtura "skedarë sinjalizimi"), të cilat mund të ndahen me partnerë të besuar që mbështesin në mënyrë të drejtpërdrejtë aktivitetet promocionale të SPD-së dhe zhvillimin e faqes. Për shembull, informacioni i përdorimit të faqes sa i përket vizitave në të, mund të ndahet me agjencinë tonë të reklamimit për të ideuar më mirë banderolat e reklamave të internetit në faqe. Të dhënat e mbledhura nëpërmjet përdorimit të këtyre fotove transparente nuk shërbejnë për identifikimin e personit, pavarësisht se mund të lidhen me të dhënat tuaja personale.

Ne mund të mbledhim gjithashtu informacionet që jepni kur shkarkoni aplikacionet tona në aparatet tuaja celulare. Ne mbledhim automatikisht të dhëna edhe nëpërmjet aplikacioneve tona.

Më poshtë jepen disa shembuj të llojeve të të dhënave që mund të mblidhen automatikisht nëpërmjet aplikacioneve tona:

  • Identifikuesi unik.
  • Të dhënat rreth sistemit operativ të pajisjes suaj.
  • Të dhënat rreth mënyrës se si e përdorni aplikacionin.

Së fundi, SPD-ja mund t'i kombinojë të dhënat që keni dhënë, së bashku me informacione të tjera të ruajtura nga SPD-ja ose të marra nga palë të treta. SPD-ja e bën këtë për të ofruar produkte dhe shërbime të orientuara më shumë ndaj klientëve, me qëllim plotësimin e nevojave tuaja.

Përmbajtja e gjeneruar nga përdoruesit 

Disa faqe të SPD-së, platforma të rrjeteve sociale dhe aplikacione i lejojnë përdoruesit të vendosin përmbajtjet e tyre për funksione të tjera si përshtypjet dhe komentet. Ju lutemi, mbani mend se çdo informacion që dërgoni ose postoni si përmbajtje të gjeneruar nga përdoruesi në faqet apo platformat e mediave sociale të SPD-së, mund të publikohet. Duhet të tregoheni të kujdesshëm kur vendosni të zbuloni të dhënat tuaja personale, financiare ose të dhëna të tjera në këto dërgime ose postime. SPD-ja nuk mund t'i ndalojë përdoruesit e tjerë që t'i përdorin këto të dhëna në mënyra që mund të jenë në shkelje të kësaj politike, ligjit apo privatësisë dhe sigurisë suaj. SPD nuk mban përgjegjësi për pasojat e këtyre postimeve.

Përpunimi i të dhënave

Baza ligjore e përpunimit të të dhënave personale varet nga natyra e ndërveprimit që keni me SPD-në. Lloji i të dhënave që mbledhim, qëllimi dhe baza ligjore sipas së cilës i përpunojmë të dhënat tuaja janë si më poshtë:

Lloji i të dhënave Qëllimi Baza

Linja e kujdesit

Emaili, emri, numri i telefonit, emri i përdoruesit në mediat sociale dhe të dhëna të tjera, sipas rastit.

Plotësimi i kërkesave tuaja, identifikimi i kontakteve të mëparshme, mbështetja e përdorimit të vazhdueshëm të produktit, dërgimi i materialeve në lidhje me kërkesat tuaja, si dhe parandalimi i mashtrimeve dhe përmbushja e përgjegjësive ligjore Interesi ynë legjitim në menaxhimin e pyetjeve të konsumatorëve; 

Marketingu

Emaili, emri, numri i telefonit, emri i përdoruesit në mediat sociale dhe të dhëna të tjera, sipas rastit.

Kryerja e sondazheve për të zbuluar mendimin tuaj në lidhje me produktet tona, dërgimi i buletineve ose informacioneve të tjera të marketingut në lidhje me to ose kërkimi i një rekomandimi nga ana juaj

Miratimi juaj

 

Këtu përfshihen të dhënat personale që:

  • i jepni SPD-së gjatë përdorimit të faqes dhe shërbimeve tona;
  • publikoni në faqen tonë të internetit, në platformat e mediave sociale apo nëpërmjet shërbimeve tona;
  • lidhen me përdorimin e faqes sonë të internetit dhe shërbimeve tona nga ana juaj;
  • përfshihen ose lidhen me ndonjë nga komunikimet që na keni dërguar;
  • ose janë pjesë e pyetjeve që na dërgoni në lidhje me produktet dhe/ose shërbimet.

Ne mund të përpunojmë të gjitha të dhënat tuaja personale të identifikuara në dispozitat e tjera të kësaj politike, në rastet kur kjo është e nevojshme për ngritjen, parashtrimin ose mbrojtjen e pretendimeve ligjore gjatë proceseve gjyqësore, administrative ose atyre jashtëgjyqësore. Baza ligjore për këtë përpunim janë interesat tona legjitime, konkretisht mbrojtja dhe sigurimi i të drejtave tona ligjore, të drejtave tuaja ligjore si dhe të drejtave të palëve të tjera.

Në rastet kur përpunojmë kategori të veçanta të të dhënave personale, për shembull të informacioneve shëndetësore në lidhje me përdorimin e produkteve, kjo bëhet për të garantuar standarde të larta cilësie dhe sigurie të produkteve tona.

Lidhjet drejt faqeve të tjera

SPD-ja mund të ofrojë lidhje drejt faqeve të tjera në shërbim të përdoruesve tanë. SPD-ja nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen ose funksionimin e këtyre faqeve të tjera. SPD-ja nuk mund të garantojë politikat e privatësisë së këtyre faqeve të tjera dhe ne ju rekomandojmë t'i shqyrtoni politikat e privatësisë së këtyre faqeve menjëherë përpara përdorimit.

Agjentët dhe ofruesit e shërbimeve

Ndonjëherë, SPD-ja kontrakton partnerë të besuar për të kryer në emrin tonë detyra në vende të ndryshme. Ata mund të kenë nevojë për akses në të dhënat tuaja personale, por vetëm për qëllime të ofrimit të shërbimeve të përshkruara në këtë politikë.

Transferimi i të dhënave jashtë shtetit ku banoni

SPD-ja mund t'i transferojë të dhënat tuaja personale brenda saj dhe/ose te partnerë të tjerë të besuar. Të dhënat tuaja personale mund të transferohen, ruhen dhe përpunohen në një vend të ndryshëm nga ai në të cilin janë mbledhur. Në këto raste, ne i transferojmë këto të dhëna në përputhje me ligjet për mbrojtjen e të dhënave që janë në fuqi. 

Ne kemi përfshirë procedura dhe kontrolle për të garantuar mbrojtjen e të dhënave personale, pavarësisht vendit ku janë ruajtur apo transferuar të dhënat.

 

Siguria e të dhënave

Ne kemi masa sigurie për mbrojtjen nga humbja dhe aksesi apo përdorimi i paqëllimshëm, i paligjshëm apo i paautorizuar i dhënave. Ato kanë për qëllim të garantojnë, aq sa është e mundur, sigurinë dhe integritetin e të gjitha informacioneve tona, duke përfshirë të dhënat tuaja personale.

Periudha e ruajtjes së informacionit personal

Ne do t’i ruajmë të dhënat personale për aq kohë sa është e nevojshme për të përmbushur qëllimet e parashikuara në këtë politikë, përveç rasteve kur ligji parashikon ose lejon një periudhë të ndryshme ruajtjeje.

Qendra e kontaktit

Nëse keni ndonjë vërejtje ose pyetje në lidhje me politikën tonë ose nëse dëshironi të raportoni ndonjë shkelje të saj apo të kërkoni akses, korrigjim ose fshirje të të dhënave tuaja personale, ju lutemi dërgoni një kërkesë me shkrim pranë "SPD Swiss Precision Diagnostics GmbH", në adresën: General Counsel, 47 route de St Georges, 1213 Petit-Lancy, Switzerland, ose dërgoni një email në adresën: privacy@spdspark.com

Nëse keni pyetje në lidhje me produktet, ju lutemi kontaktoni linjën tonë të kujdesit. Linja jonë e kujdesit operohet nga "SPD Development Company Limited" në Mbretërinë e Bashkuar. Të dhënat e kontaktit të linjës së kujdesit shfaqen në seksionin “Na kontaktoni” në faqen e shtetit ku banoni. 

Ju lutemi, mbajeni pranë produktin dhe të gjithë paketimin, duke përfshirë qeset mbështjellëse, kur telefononi.

Të gjitha telefonatat regjistrohen dhe mund të ruhen ose monitorohen për qëllime cilësie ose trajnimi dhe të dhënat personale mund të mblidhen si më sipër.

Ne i mirëpresim sugjerimet, idetë ose komentet që keni në lidhje me faqen tonë. Këto sugjerime mund t'i dërgoni në adresën websuggestions@spdspark.com.

Faleminderit që vizitoni faqen tonë.