Ndryshuar së fundi më 25 qershor 2013

Gjatë ofrimit të shërbimeve, ne dëshirojmë t'i bëjmë ato të thjeshta, të dobishme dhe të besueshme. Në rastet ku shërbimet ofrohen në internet, përfshihet vendosja e sasive të vogla të informacionit në pajisjen tuaj, për shembull në kompjuter ose celular. Këto përfshijnë skedarë të vegjël teksti të njohur si skedarë personalizimi.

Çfarë është skedari i personalizimit?

Skedari i personalizimit është një pjesë e të dhënave që dërgohet në pajisjen tuaj nga faqja e internetit. Kjo do të thotë që faqja e internetit mund ta njohë pajisjen tuaj nëse ktheheni në të njëjtën faqe. Skedarët e personalizimit nuk përmbajnë të dhëna personale rreth jush dhe nuk mund të përdoren për të identifikuar një përdorues individual. Një skedar personalizimi shpesh përfshin një identifikues unik, i cili është një numër anonim (i gjeneruar rastësisht) dhe ruhet në pajisjen tuaj. Disa skadojnë në fund të sesionit tuaj në faqe; të tjerë mbeten në kompjuter për një kohë më të gjatë.

Ne i përdorim skedarët e personalizimit për të përmirësuar funksionimin e faqes së internetit dhe për të na ndihmuar në përmirësimin e performancës së saj për t'ju ofruar një përvojë më të mirë përdorimi. Këta skedarë personalizimi përdoren për përmirësimin e shërbimeve, për shembull duke:

  • ruajtur preferencat tuaja

  • aktivizuar një shërbim për njohjen e pajisjes suaj në mënyrë që të mos jepni të njëjtat të dhëna disa herë gjatë një detyre, p.sh. duke plotësuar një formular ose anketë në internet

  • njohur faktin që ju mund të keni dhënë tashmë një emër përdoruesi dhe një fjalëkalim, kështu që nuk nevojitet ta bëni këtë për çdo faqe interneti

  • llogaritur numrin e personave që po përdorin shërbimet, me qëllim lehtësimin e përdorimit të tyre dhe sigurimin e kapacitetit të mjaftueshëm për shpejtësinë e tyre

  • analizuar të dhëna të mbajtura anonime për të ndihmuar në kuptimin e mënyrës së ndërveprimit të njerëzve me aspekte të ndryshme të shërbimeve tona në internet, me qëllim përmirësimin e tyre

Skedarët e personalizimit që përdoren në këtë faqe interneti

Kjo faqe interneti përdor skedarë personalizimi të palës së parë dhe të tretë. Të gjithë skedarët e personalizimit në këtë faqe identifikohen më poshtë dhe kategorizohen në varësi të përkatësisë së palës së parë ose të tretë.

Skedarët e personalizimit të palës së parë

Këta janë skedarë personalizimi të vendosur nga faqja jonë e internetit.

Qëllimi: Menaxhimi i seancës. Këta janë skedarë personalizimi "të bazuar në seancë", të cilët përdoren për të garantuar funksionimin pa probleme të seancave të përdoruesve. Ky klasifikim përfshin regjistrimin e preferencave ose zgjedhjeve që keni bërë tashmë gjatë kërkimit për informacion ose përdorimit të një shërbimi

Avantazhi: Mban mend preferencat ose zgjedhjet që keni bërë tashmë gjatë kërkimit për informacion ose përdorimit të një shërbimi në faqe. Lehtëson identifikimin vijues nëse zgjidhni "Më mbaj mend".

 

Emri Typical content Description Expires
has_js true or false Register the user’s browser setup to make use or not of javascript When user exits browser
cookie-agreed-en true or false Ndërhyrje minimale  Mban mend zgjedhjen e përdoruesve për të hequr banderolën e njoftimeve të skedarëve të personalizimit. 3 muaj

 

 

Skedarët e personalizimit të palës së tretë

 

Skedarët e personalizimit të lidhur me palën e tretë

Skedarët e personalizimit të lidhur me palën e tretë janë skedarë personalizimi të vendosur nga një faqe interneti e palës së tretë, për të cilën Clearblue ofron një lidhje. 

Ndarja 

Disa nga faqet në brendësi të faqes sonë të internetit mund të ndahen me faqe interneti të palës së tretë, si Facebook dhe Twitter. Ka raste kur pala e tretë përdor një skedar personalizimi për t'jua mundësuar këtë.

Google Analytics:

Qëllimi: Metrika/analitika në internet. Kjo kategori përfshin skedarë personalizimi që përdoren për të vlerësuar performancën e faqes sa i përket numrit të vizitave, vizitorëve unikë, numrit të zbritjeve për transaksionet etj. Ne llogarisim volumet dhe numrin e vizitorëve në pjesë të ndryshme të faqes sonë dhe kjo na ndihmon të garantojmë shpejtësinë dhe disponueshmërinë e shërbimit në kohën që dëshironi. Kjo gjithashtu na ndihmon të garantojmë që faqe të ndryshme në faqen tonë të internetit të jenë të dobishme dhe të lehta për t'u gjetur.

Avantazhi:  shërbimi është i shpejtë dhe i disponueshëm në kohën që dëshironi.

Informacion mbi skedarët e personalizimit të Google Analytics: http://code.google.com/apis/analytics/docs/concepts/gaConceptsCookies.html

Hartat Google

Faqja jonë e internetit përmban disa faqe që hapin hartë Google. Gjatë shikimit të këtyre faqeve, Google përdor një skedar personalizimi për të ruajtur preferencat dhe informacionin.

Skedarët e personalizimit Adobe Flash Player

Faqja jonë mund të përmbajë objekte Flash që mund të vendosin një skedar personalizimi në kompjuterin tuaj.

Kontrolli dhe fshirja e skedarëve të personalizimit

Ne nuk do t'i përdorim skedarët e personalizimit për të mbledhur të dhëna që ju identifikojnë si person. Ju lutemi vini re se kufizimi i skedarëve të personalizimit mund të ndikojë në funksionimin e faqes sonë.

Megjithatë, nëse dëshironi t'i kufizoni ose t'i bllokoni skedarët e personalizimit të vendosur nga faqet tona të internetit ose nga ndonjë faqe tjetër interneti, këtë veprim mund ta bëni nëpërmjet cilësimeve të shfletuesit tuaj. Funksioni "Help (Ndihma)" në shfletuesin tuaj duhet t'ju tregojë se si të veproni.

Për informacion mbi mënyrën e kufizimit ose bllokimit të skedarëve të personalizimit në shfletuesin e celularit tuaj, duhet t'i drejtoheni manualit të pajisjes suaj.

Për të zgjedhur anulimin e mbledhjes nga palë të treta të të dhënave të ndërveprimit tuaj në faqen tonë, ju lutemi drejtojuni faqeve të tyre të internetit për informacione të mëtejshme.