Ndryshuar së fundi më 19 dhjetor 2017

Gjatë ofrimit të shërbimeve, ne dëshirojmë t'i bëjmë ato të thjeshta, të dobishme dhe të besueshme. Ne vendosim skedarë personalizimi në pajisjen tuaj për ta bërë sa më të lehtë përdorimin e faqeve tona të internetit, duke ofruar kështu shërbim më të mirë, faqe të personalizuara në bazë të preferencave tuaja, duke administruar dhe përmirësuar në këtë mënyrë faqet tona të internetit. Disa funksione të faqes sonë të internetit mund të mos funksionojnë pa përdorimin e skedarëve të personalizimit.

Çfarë është skedari i personalizimit?

Skedarët e personalizimit janë dosje të vogla që ruhen në pajisjen tuaj kur vizitoni një faqe, të cilat mund të gjurmohen nga faqja e cila i ka dërguar. Kjo do të thotë që faqja e internetit mund ta njohë pajisjen tuaj nëse ktheheni në të njëjtën faqe. Skedarët e personalizimit nuk përmbajnë të dhëna personale të tilla si emri ose adresa juaj e emailit. Një skedar personalizimi shpesh përfshin një identifikues unik, i cili është një numër anonim (i gjeneruar rastësisht) dhe ruhet në pajisjen tuaj. Disa skadojnë në fund të sesionit tuaj në faqe; dhe të tjerë mbeten në kompjuter për një kohë më të gjatë. Ju mund t'i pranoni ose refuzoni skedarët e personalizimit me anë të cilësimeve të shfletuesit tuaj. Për më shumë informacion, lutemi verifikoni cilësimet e skedarëve të personalizimit të disponueshme në faqen(t) përkatëse të internetit.

Ne i përdorim skedarët e personalizimit për të përmirësuar funksionimin e faqes së internetit dhe për të na ndihmuar të përmirësojmë performancën e saj me qëllimin që t'ju ofrojmë një përvojë më të mirë përdorimi, për shembull duke:

  • ruajtur preferencat tuaja.
  • aktivizuar një server për njohjen e pajisjes suaj në mënyrë që të mos jepni të njëjtat të dhëna disa herë gjatë një detyre, p.sh. duke plotësuar një formular ose anketë në internet.
  • pranuar faktin që mund të keni dhënë tashmë një emër përdoruesi dhe një fjalëkalim, kështu që nuk nevojitet ta bëni këtë për çdo faqe interneti.
  • llogaritur numrin e personave që po përdorin shërbimet, me qëllim lehtësimin e përdorimit të tyre dhe sigurimin e kapacitetit të mjaftueshëm për shpejtësinë e tyre.
  • analizuar të dhënat e mbajtura anonime për të ndihmuar në kuptimin e mënyrës së ndërveprimit të njerëzve me aspekte të ndryshme të shërbimeve tona në internet, me qëllim përmirësimin e tyre.

Skedarët e personalizimit që përdoren në këtë faqe interneti

Kjo faqe interneti përdor skedarë personalizimi të palës së parë dhe të tretë. Të gjithë skedarët e personalizimit në këtë faqe interneti identifikohen më poshtë dhe kategorizohen sipas përkatësisë së tyre, të palës së parë ose të tretë.

Skedarët e personalizimit të palës së parë

Këta janë skedarë personalizimi të vendosur nga faqja jonë e internetit:

Skedarët e personalizimit të "seancës” - Skedarët e personalizimit të seancës fshihen kur dilni nga dritarja e shfletuesit të internetit ose kur fikni kompjuterin. Skedarët e personalizimit të seancës përdoren, për shembull, për të përmirësuar lundrimin në faqet tona të internetit dhe për të mbledhur informacione të përmbledhura statistikore.

Skedarët “e përhershëm” të personalizimit - Skedarët e përhershëm të personalizimit vendosen në diskun e ngurtë të kompjuterit tuaj dhe ruhen aty për njëqind ditë ose më pak (nëse i fshini). Skedarët e përhershëm të personalizimit ruajnë informacione në kompjuterin tuaj për qëllime të ndryshme, të tilla si gjetja e disa të dhënave që keni dhënë më parë (p.sh. fjalëkalimet), përcaktimi i seksioneve të faqes së internetit që do t'ju interesonin më shumë dhe përshtatja e vazhdueshme e faqes së internetit në bazë të preferencave tuaja. 

Skedarët e personalizimit të palës së tretë

Skedarët e personalizimit të lidhur me palën e tretë

Skedarët e personalizimit të lidhur me palën e tretë janë skedarë personalizimi të vendosur nga një faqe interneti e palës së tretë, për të cilën faqja e internetit e "Clearblue" ofron një lidhje. 

Ndarja

Disa nga faqet në brendësi të faqes sonë të internetit mund të ndahen me faqe interneti të palës së tretë, si "Facebook" dhe "Twitter". Ka raste kur pala e tretë përdor një skedar personalizimi për t'jua mundësuar këtë.

Google Analytics:

Qëllimi: Metrika/analitika në internet. Kjo kategori përfshin skedarë personalizimi që përdoren për të vlerësuar performancën e faqes sa i përket numrit të vizitave, vizitorëve unikë, numrit të zbritjeve për transaksionet etj. Ne llogarisim volumet dhe numrin e vizitorëve në pjesë të ndryshme të faqes sonë dhe kjo na ndihmon të garantojmë shpejtësinë dhe disponueshmërinë e shërbimit në kohën që dëshironi. Kjo gjithashtu na ndihmon të garantojmë që faqe të ndryshme në faqen tonë të internetit të jenë të dobishme dhe të lehta për t'u gjetur.

Avantazhi:  shërbimi është i shpejtë dhe i disponueshëm në kohën që dëshironi.

Informacion mbi skedarët e personalizimit të "Google Analytics": http://code.google.com/apis/analytics/docs/concepts/gaConceptsCookies.html

Hartat Google

Faqja jonë e internetit përmban disa faqe që hapin harta "Google". Gjatë shikimit të këtyre faqeve, "Google" përdor një skedar personalizimi për të ruajtur preferencat dhe informacionin.

Skedarët e personalizimit "Adobe Flash Player"

Faqja jonë mund të përmbajë objekte "flash" që mund të vendosin një skedar personalizimi në kompjuterin tuaj.

Kontrolli dhe fshirja e skedarëve të personalizimit

Ne nuk do t'i përdorim skedarët e personalizimit për të mbledhur të dhëna që ju identifikojnë si person. Ju lutemi vini re se kufizimi i skedarëve të personalizimit mund të ndikojë në funksionimin e faqes sonë.

Megjithatë, nëse dëshironi t'i kufizoni ose t'i bllokoni skedarët e personalizimit të vendosur nga faqja jonë ose nga ndonjë faqe tjetër interneti, veprim të cilin mund ta bëni nëpërmjet cilësimeve të shfletuesit tuaj. Funksioni "Help" (Ndihma) në shfletues duhet t'ju tregojë se si të veproni.

Për informacion mbi mënyrën e kufizimit ose bllokimit të skedarëve të personalizimit në shfletuesin e celularit tuaj, duhet t'i drejtoheni manualit të pajisjes suaj.

Për të zgjedhur anulimin e mbledhjes së të dhënave të ndërveprimit tuaj në faqen tonë nga palë të treta, ju lutemi drejtojuni faqeve të tyre të internetit për informacione të mëtejshme.