Ne do t'ju ndihmojmë të mësoni të vërtetën.

Ne argumentojmë konceptet e gabuara rreth mbetjes shtatzënë dhe ju ndihmojmë të mësoni të vërtetën duke ju dhënë fakte

(X) KONCEPT I GABUAR: Është e pamundur të mbetesh shtatzënë herën e parë që kryeni marrëdhënie seksuale të pambrojtur.

(✓) FAKT: Ekziston një koncept i gabuar mjaft i përhapur që nuk mund të mbetni shtatzënë herën e parë që kryeni marrëdhënie seksuale të pambrojtur. Kjo nuk është e vërtetë. Ekziston gjithmonë mundësia që të mbeteni shtatzënë nëse kryeni marrëdhënie seksuale të pambrojtur - edhe herën e parë. Nëse kryeni marrëdhënie seksuale të pambrojtur dhe nuk dëshironi të mbesni shtatzënë, duhet të zgjidhni një mënyrë kontracepsioni të përshtatshme për ju.

(X) KONCEPT I GABUAR: Nëse harroni të filloni me pakon tjetër të pilulave kontraceptive pas shkëputjes 7-ditore, nuk mund të mbeteni shtatzënë.

(✓)FAKT: Jo, ekziston mundësia të mbeteni shtatzënë. Një nga mënyrat e funksionimit të pilulës është të parandalojë ovulimin. Nëse harroni të merrni ndonjë nga pilulat, efikasiteti i pilulës si kontraceptiv do të reduktohet.

(X) KONCEPT I GABUAR: Nëse kryeni marrëdhënie seksuale gjatë periodave, nuk ka mundësi të mbeteni shtatzënë.

(✓)FAKT: Nuk ka gjasa që të mbeteni shtatzënë, por nuk është e pamundur. Niveli i fertilitetit është i lartë në ditët përpara dhe rreth kohës së ovulimit - për shkak të jetëgjatësisë së spermës - dhe nëse keni cikël të shkurtër, mund të ovuloni menjëherë pas periodave. Pra, niveli i fertilitetit mund të jetë i lartë në ciklin tuaj shumë herët, ndërkohë që keni ende hemorragji.

Zbuloni më shumë rreth ciklit dhe ovulimit tuaj

(X) KONCEPT I GABUAR: Ka më shumë gjasa të mbeteni shtatzënë në ditën e 14-të të ciklit tuaj.

(✓)FAKT: Jo domosdoshmërisht. Kjo varet nga kohëzgjatja e ciklit tuaj dhe nga periudha e ovulimit. Niveli maksimal i fertilitetit është në ditën e ovulimit dhe një ditë para kësaj (zakonisht 12-16 ditë përpara fillimit të periodave të radhës). Pra, nëse keni cikël të shkurtër, le të themi 20 ditë, ka gjasa të ovuloni shumë më përpara ditës së 14-të dhe në mënyrë të ngjashme, nëse cikli juaj është i gjatë, le të themi 35 ditë, ka më shumë gjasa që të ovuloni rreth ditës së 20-të. Pra, rregulli i "ditës së 14-të" është një "e vërtetë teorike" - për ato femra, ciklet e të cilave përputhen çdo herë me idenë teorike të 28 ditëve! Dhe mbani mend që kohëzgjatja e ciklit ndryshon nga njëri cikël tek tjetri dhe nga njëra femër tek tjetra.

Dhe mos harroni që sperma mund të mbijetojë për disa ditë, kështu që mund të mbesni shtatzënë edhe nëse kryeni marrëdhënie seksuale disa ditë përpara ovulimit.

Po përpiqeni të mbeteni shtatzënë? Zbuloni më shumë se si të rritni në maksimum mundësitë tuaja

(X) KONCEPT I GABUAR: Konceptimi mund të ndodhë vetëm në dy ditë për çdo cikël.

(✓)FAKT:Kjo nuk është e vërtetë. "Dritarja e fertilitetit" zgjat 6 ditë. Niveli i fertilitetit është më i lartë në ditën e ovulimit dhe një ditë më parë. Megjithatë, meqë sperma mund të mbijetojë deri në pesë ditë, kryerja e marrëdhënies seksuale gjatë ditëve përpara ovulimit mund të rrisë mundësitë e të mbeturit shtatzënë.

  • Testet e ovulimit Clearblue mund t'ju ndihmojnë të përcaktoni me deri në katër ditë kohën me fertilitet më të lartë.

  • Monitori i fertilitetit Clearblue mund të shfaqë zakonisht deri në gjashtë ditë fertiliteti duke zbuluar dy hormonet e fertilitetit: estrogjenin dhe hormonin luteinizing (LH).

(X) KONCEPT I GABUAR: Mund të kryeni një test shtatzënie menjëherë pasi keni kryer marrëdhënie seksuale.

(✓)FAKT: FAKT: Jo, nuk mundeni. Duhen rreth gjashtë deri në shtatë ditë pas fekondimit të vezës (pasi të keni kryer marrëdhënie seksuale) që trupi juaj të fillojë të prodhojë hormonin e shtatzënisë (hCG) dhe disa ditë më shumë para se niveli të jetë aq i lartë sa të zbulohet nga një test shtatzënie. Testet e shtatzënisë "Clearblue" mund të përdoren deri në 5 ditë para periodave të humbura (që janë 4 ditë para periodave të pritshme) edhe nëse niveli i hormonit të shtatzënisë në urinë mund të mos i lartë aq sa për t'u zbuluar. Prandaj, nëse e kryeni testin herët dhe merrni rezultatin "Joshtatzënë", rekomandojmë ta kryeni sërish atë para se t'ju vijnë periodat.

Për të gjetur datën e pritshme të periodave, llogaritni kohëzgjatjen e zakonshme të ciklit tuaj duke numëruar ditët që nga dita e parë e periodave deri në ditën që i paraprin fillimit të periodave të ardhshme.

  • Nëse keni cikle të çrregullta, bëni mirë të llogarisni ciklin më të gjatë në muajt e fundit përpara se të kryeni testin

  • Nëse nuk e dini datën e pritshme të periodave, ju rekomandojmë që, përpara se të kryeni testin e shtatzënisë Clearblue, të prisni të paktën 19 ditë pas herës së fundit që keni kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtur

  • Nëse e kryeni testin në ditën e caktuar të periodave të pritshme, mund ta kryeni në çdo moment të ditës.

  • Nëse po e kryeni testin më herët, duhet ta testoni në urinën e parë të asaj dite

  • Për të marrë një rezultat të saktë, mos pini shumë lëngje (përfshirë ujë) përpara se të kryeni testin

  • Nëse merrni rezultat "Jo shtatzënë":

    • Nëse e kryet testin më herët (para periodave të pritshme), kryejeni sërish para se t'ju vijnë periodat

    • Nëse e kryet testin në ditën e caktuar të periodave të pritshme ose pas saj, prisni tre ditë dhe kryejeni sërish

    • Nëse testi i ditë i shtatzënisë jep sërish rezultat "Jo shtatzënë" dhe nuk ju kanë ardhur periodat, duhet të konsultoheni me mjekun

(X) KONCEPT I GABUAR: Duhet të prisni disa ditë pas mungesës së periodave përpara se të mund të kryeni një test shtatzënie Clearblue.

(✓)FAKT: FAKT: Jo e vërtetë. Të gjitha testet e shtatzënisë "Clearblue" janë mbi 99% të sakta që nga dita e caktuar e periodave të pritshme. Në fakt, mund t'i përdorni testet e shtatzënisë "Clearblue" edhe pesë ditë para periodave të humbura. Nëse e kryeni testin herët dhe merrni rezultatin "Shtatzënë", mund ta besoni. Megjithatë, nëse e kryeni testin herët dhe merrni rezultatin "Joshtatzënë", rekomandojmë ta kryeni sërish para se t'ju vijnë periodat. Duhet të lexoni gjithmonë fletëpalosjen në pako para se të kryeni testin e shtatzënisë.

Zbuloni më shumë rreth testeve të shtatzënisë Clearblue