Mungesë ose vonesë e periodave? Simptoma të tjera që duhet të kërkoni.

Ka simptoma të ndryshme që mund të tregojnë se mund të jeni shtatzënë. Ato ndryshojnë nga njëra femër tek tjetra dhe nga njëra shtatzëni tek tjetra. Nëse jeni shtatzënë, mund të vini re një ose më shumë nga këto simptoma. Mos u shqetësoni; nuk ka gjasa t'i keni të gjitha njëherësh.  Po ashtu, nuk duhet të shqetësoheni nëse nuk keni asnjërën prej tyre. Ekziston mundësia të jeni shtatzënë pa vënë re asnjë nga këto shenja shtatzënie.

Mungesa e periodave

Nëse keni cikël të rregullt menstrual, kjo është shpesh shenja më e hershme fizike. Mbani parasysh që mund të keni pak hemorragji ose njolla të vogla rreth kohës së periodave edhe nëse jeni shtatzënë dhe kur vezët e fekonduara implantohen në mitrën tuaj.

Nëse nuk e keni ciklin të rregullt, mund të vini re simptoma të tjera shtatzënie përpara se të vini re mungesën e periodave.

Simptoma të tjera

Lodhje

Ka gjasa të ndieni një lodhje të pazakontë në javët e para të shtatzënisë. Kjo mund të shkaktohet nga nivelet e rritura të progresteronit në trupin tuaj, pasi ai ruan shtresën e brendshme të mitrës për të ndihmuar shtatzëninë.

Të përziera/të përzierat në mëngjes

Mund të filloni të keni të përziera dhe madje të vjella midis javës së 2-të dhe të 8-të të shtatzënisë. Këto zakonisht kalojnë nga java e 16-. Pavarësisht se shpesh quhen "të përzierat e mëngjesit", ato mund të ndodhin në çdo kohë të ditës ose të natës - dhe madje mund t'i keni gjatë gjithë kohës.

Hyperemesis gravidarum

Rreth një në 100 femra shtatzëna mund të vuajnë nga hyperemesis gravidarum (të vjellat e papërmbajtura të shtatzënisë). Duke vazhduar normalisht pasi ka kaluar tremujori i parë (12 deri në 13 javë), hyperemesis gravidarum shkakton të vjella aq të shpeshta dhe aq të rënda saqë femra nuk mund t'i mbajë në organizëm ushqimet apo lëngjet. Zakonisht kjo gjendje mund të trajtohet dhe vetëm në raste shumë të rralla shkakton komplikacione të shtatzënisë, por ju lutemi merrni këshilla nga mjekut nëse keni shumë të përziera.

Ndryshimet në gjoksin tuaj

Mund të vëreni rritje të gjoksit dhe të ndieni dhimbje ose ndjeshmëri të lartë. Venat në gjoksin tuaj mund të bëhen më të dukshme dhe areola (thithat) mund të marrin ngjyrë më të errët.

Nevoja për të shkuar më shpesh në tualet

Rreth 6 deri në 8 javë pas konceptimit mund të keni nevojë të urinoni më shpesh. Kjo ndodh për shkak të rritjes së uterusit tuaj (termi mjekësor për "mitrën") dhe presionit që ushtron mbi fshikëz. Në fund të tremujorit të parë, uterusi ngrihet lart në pjesën e barkut, gjë e cila largon një pjesë të presionit që ushtrohet mbi fshikëz.

Ndryshimet e humorit

Ndryshimet në nivelet e hormoneve mund të shkaktojnë ndryshime humori në fazat e hershme të shtatzënisë - madje mund ta gjeni veten duke qarë pa e ditur arsyen.

Ndryshimet në preferencat ushqimore (nepsi) dhe ndjeshmëria ndaj aromave

Mund të mos pëlqeni më disa gjëra, si çaji, kafeja apo ushqimet me yndyrë dhe mund të filloni të keni neps për ushqime që normalisht nuk ju pëlqejnë. Gjithashtu, mund të keni të përziera kur nuhasni aromën e disa gjërave - si p.sh. kafesë, mishit apo alkoolit.

Ngërçet

Mund të keni ngërçe në këmbë ose shputa gjatë tremujorit të parë dhe ndonjëherë edhe më vonë gjatë shtatzënisë tuaj. Kjo ndodh për shkak të ndryshimeve në mënyrën se si trupi juaj përpunon kalciumin.

Nëse keni njërën nga këto simptoma ose asnjërën prej tyre, mënyra e vetme për t'u siguruar nëse jeni shtatzënë ose jo është të kryeni testin e shtatzënisë. Të gjitha testet e shtatzënisë "Clearblue" janë mbi 99% të sakta që nga dita e caktuar e periodave të pritshme. Ato janë të besueshme, të shpejta dhe të lehta për t'u përdorur. Testet "Clearblue" janë aq të ndjeshme sa mund të përdoren 5 ditë para periodave të humbura.


Shtatzënia e paplanifikuar

Nëse e keni kryer tashmë një test, mund të jetë rasti që keni mësuar se jeni shtatzënë dhe ky nuk ishte rezultati i dëshiruar.  Në këtë rast është e rëndësishme të jeni në dijeni të mundësive që keni. Mbani mend që nuk jeni vetëm - çdo ditë qindra femra e gjejnë veten përballë të njëjtës situatë, dhe duke marrë këshillat dhe mbështetjen e duhur, mund të marrin një vendim në lidhje me veprimin më të përshtatshëm.

Duhet të flisni me një mjek profesionist sa më shpejt që të jetë e mundur. Mendoni të caktoni një takim me mjekun tuaj, të vizitoni qendrën lokale të planifikimit familjar.