JU LUTEMI LEXOJINI ME KUJDES KËTO KUSHTE PËRDORIMI PËRPARA SE TË PËRDORNI FAQEN DHE SHËRBIMET. ATO RREGULLOJNË PËRDORIMIN E FAQES NGA ANA JUAJ, TË GJITHA MATERIALET QË PËRMBAN AJO DHE SHËRBIMET TONA

Ndryshuar së fundi më 14 qershor 2013

Të përgjithshme

Kjo faqe interneti (duke përjashtuar faqet e lidhura) ("Faqja") është pronë dhe kontrollohet nga SPD Swiss Precision Diagnostics GmbH ("SPD"), e cila është një kompani me seli në Zvicër. Ajo drejtohet nga palë të treta për llogari të SPD-së. Përveç kësaj, sipas gjykimit të saj, SPD-ja mund të ofrojë shërbime të caktuara në shtete të caktuara (p.sh. linja e kujdesit) ("Shërbimet"). Disponueshmëria dhe përmbajtja e shërbimeve ndryshon në varësi të shtetit. Këto kushte përdorimi zbatohen gjithashtu për kanalin Clearblue në youtube.com dhe referencat e faqes përfshijnë këtë kanal.

Duke përdorur këtë faqe dhe ndonjë nga shërbimet, ju pranoni këto kushte përdorimi në versionin e tyre më të ri, siç publikohen herë pas here në këtë zonë të faqes. Si rrjedhojë, duhet t'i shqyrtoni këto kushte në mënyrë periodike, pasi ato mund të kenë ndryshuar që nga vizita juaj e fundit në faqe. Për shërbimet mund të zbatohen kushte shtesë.

Faqja dhe shërbimet mund të aksesohen nga shtete të ndryshme në të gjithë botën. Duke qenë se secili nga këto shtete ka ligje që mund të ndryshojnë nga ato të Zvicrës, duke përdorur faqen dhe shërbimet ju tregoni që, përveç kushteve të përdorimit, ju pranoni që ligjet e Zvicrës do të zbatohen në mënyrë ekskluzive për të gjitha çështjet që lindin nga ose në lidhje me përdorimin dhe përmbajtjen e faqes dhe shërbimeve. Gjithashtu, ju pranoni dhe i nënshtroheni juridiksionit joekskluziv të gjykatave të Gjenevës, Zvicër sa i përket këtyre çështjeve. Nëse nuk i pranoni këto kushte përdorimi, ju lutemi mos e përdorni faqen apo ndonjë nga shërbimet tona.

Disponueshmëria e produkteve

Referencat për produktet ose shërbimet në këtë faqe ose gjatë ofrimit të shërbimeve nuk përbëjnë ofertë për shitje apo ofrim të atij produkti apo shërbimi. Kjo faqe mund t'u referohet produkteve që nuk janë regjistruar ose miratuar ende në një shtet të caktuar. Ju lutemi kërkojini në farmacinë tuaj lokale produktet e disponueshme në shtetin tuaj. Përpara blerjes duhet të kërkoni këshilla specifike në lidhje me disponueshmërinë dhe përshtatshmërinë e ndonjë produkti ose shërbimi të veçantë. Figurat e produkteve shërbejnë vetëm për ilustrim.

Kufizimi i përgjegjësisë

Faqja dhe të gjitha informacionet dhe materialet përkatëse në përmbajtje të saj, si dhe të gjitha informacionet dhe materialet përkatëse të ofruara si pjesë e shërbimeve ofrohen "siç janë" vetëm për qëllime informimi të përgjithshëm. Ato nuk duhet të shërbejnë si informacion mbështetës për asnjë qëllim specifik dhe nuk jepet asnjë deklaratë, garanci ose zotim, i shprehur apo i nënkuptuar, që këto informacione janë të sakta, të përditësuara, të plota ose të përshtatshme. Ju duhet të përdorni gjykimin tuaj në vlerësimin e informacioneve të ofruara nëpërmjet faqes dhe shërbimeve tona dhe, duke i përdorur ato, ju pranoni rrezikun se këto informacione mund të mos jenë të sakta, të përditësuara, të plota ose të përshtatshme për nevojat dhe kërkesat tuaja.

PËR KËSHILLA MJEKËSORE KONSULTOHUNI GJITHMONË ME NJË MJEK TË KUALIFIKUAR PROFESIONIST DHE LEXONI ME KUJDES ETIKETËN E PLOTË NË PAKETIM DHE FLETËN E UDHËZIMEVE TË PRODUKTIT PËRPARA SE TA PËRDORNI. ASNJË INFORMACION NË KËTË FAQE, NË MATERIALET DHE/OSE NË SHËRBIMET E OFRUARA NGA SPD-JA, FILIALET E SAJ DHE OFRUESIT E PALËS SË TRETË NUK ZËVENDËSON KËSHILLËN MJEKËSORE OSE EKZAMINIMIN MJEKËSOR NGA NJË MJEK I KUALIFIKUAR PROFESIONIST. SPD-ja dhe filialet e saj nuk ushtrojnë profesionin e mjekut dhe nuk ofrojnë shërbime apo këshilla mjekësore. 

As SPD-ja dhe as filialet e saj apo nëpunësit, punonjësit ose agjentët e saj nuk mbajnë përgjegjësi për humbjet, dëmin ose shpenzimet që rezultojnë nga aksesi ose përdorimi i kësaj faqeje, informacioneve ose materialeve që përmban ajo ose nga përdorimi i faqeve të lidhura me të, dhe nga shërbimet, duke përfshirë por pa u kufizuar me humbjet në të ardhura, dëmet indirekte, rastësore, shkakësore ose ndëshkimore (edhe në rast se SPD-ja dhe filialet e saj, nëpunësit, punonjësit ose agjentët e saj janë këshilluar në lidhje me mundësinë e dëmeve të tilla).

SPD-ja rezervon të drejtën për të bërë ndryshime dhe korrigjime dhe/ose të pezullojë aksesin në këtë faqe dhe/ose në shërbime kurdo që SPD-ja e gjykon të përshtatshme dhe pa njoftim. Kjo faqe dhe/ose shërbimet mund të mos disponohen herë pas here për shkak të problemeve me rrjetin, softuerët, harduerët dhe me ofruesin e palës së tretë dhe për shkak të punëve për përditësim ose zhvillim. SPD-ja nuk mban përgjegjësi nëse faqja dhe/ose shërbimet bëhen të padisponueshme herë pas here ose për një periudhë kohore, duke përfshirë por pa u kufizuar me dëmet që lindin si rezultat i kësaj padisponueshmërie.

E drejta e SPD-së për përdorimin e përmbajtjes së ofruar nga përdoruesi

Në disa pjesë të faqes mund t'ju kërkohet ngarkimi ose ndarja e të dhënave personale (emri, vendi i banimit, emaili, numri i telefonit, informacion mbi shëndetin, datëlindja etj.), historive, fotove, njohurive praktike, komenteve, ideve, pyetjeve, teknikave ose të ngjashme)  ("Përmbajtja").

Duke vepruar kështu, ju pranoni përdorimin pa pagesë, të pakufizuar dhe botëror të kësaj përmbajtjeje nga SPD-ja, filialet e saj dhe palët e caktuara të treta të saj për përfshirjen në faqe ose në materiale të tjera në çfarëdo formati (dixhital, të printuar, media sociale etj.) për qëllime promocionale dhe të tjera.

SPD-ja dhe filialet e saj kanë të drejtën, sipas gjykimit të tyre absolut dhe pa njoftim, e përdorimit, mospërdorimit, heqjes, fshirjes, shpërndarjes, publikimit, kopjimit, modifikimit, redaktimit, përshtatjes, krijimit të punëve të prejardhura, paraqitjes në publik dhe përkthimit të ndonjë ose të gjitha këtyre përmbajtjeve pa kufizim dhe të autorizimit të personave të tjerë për të bërë të njëjtën gjë. Përveç kësaj, SPD-ja ka të drejtën e përdorimit pa pagesë të ideve, koncepteve, njohurive praktike, dizajneve ose teknikave në këtë përmbajtje për çfarëdo qëllimi, duke përfshirë por pa u kufizuar me zhvillimin, prodhimin, dizenjimin dhe tregtimin e produkteve dhe artikujve të tjerë që përdorin këto ide, koncepte, njohuri praktike, dizajne ose teknika.

Në rastin e tërheqjes së miratimit tuaj, kjo do të zbatohet vetëm në vijim, pasi SPD-ja të ketë marrë tërheqjen e miratimit tuaj, për përdorimin në të ardhmen të përmbajtjes, duke përjashtuar materialet e krijuara dhe të komunikuara më parë.

SPD-ja e përditëson faqen herë pas here me përmbajtje të re. SPD-ja rezervon të drejtën e zgjedhjes së përmbajtjes që ajo konsideron si më të përshtatshme për publikim dhe nuk mund të ofrojë asnjë garanci që përmbajtja e ofruar nga ju nuk do të transmetohet direkt dhe nuk do të bëhet e disponueshme për shikim në faqe ose në vende të tjera.

Gjatë kohës që kërkoni shërbime (p.sh. në linjën e kujdesit), mund t'ju kërkohet të ndani të dhëna personale si p.sh. emrin, vendin e banimit, emailin, numrin e telefonit, informacion mbi shëndetin, datëlindjen etj. ("Të dhënat e shërbimit"). Duke ndarë të dhënat e shërbimit, ju pranoni që SPD-ja, filialet e saj dhe kompani të tjera të palës së tretë t'i përdorin këto të dhëna me qëllim plotësimin e kërkesës suaj. Përveç kësaj, kur kërkoni shërbime, mund t'ju kërkohet gjithashtu të ndani përmbajtje, të cilën mund ta pranoni ose ta refuzoni lirisht pa ndikuar aspak në shërbimet që keni kërkuar. Nëse pranoni ta ndani përmbajtjen, do të zbatohen kushtet e mësipërme në lidhje me përmbajtjen.

Sjellja e përdoruesit

Duke përdorur faqen dhe shërbimet, ju bini dakord që të dhënat që jepni do të jenë të vërteta dhe të sakta. Dorëzimi i informacioneve të pakërkuara, si p.sh. pyetjeve, komenteve apo sugjerimeve, qoftë nëpërmjet kësaj faqeje apo nëpërmjet ndonjë mjeti tjetër komunikimi, nuk do të konsiderohet konfidencial. SPD-ja dhe filialet e saj nuk kanë asnjë lloj detyrimi ndaj jush sa i përket këtij informacioni.

Ju bini dakord që asnjë përmbajtje e dorëzuar ose e publikuar nga ju nuk shkel të drejtat e ndonjë personi tjetër dhe nuk përmban materiale shpifëse, diskredituese, të pahijshme ose të paligjshme. E gjithë përmbajtja që publikohet në faqe mund të monitorohet. SPD-ja rezervon të drejtën e heqjes së menjëhershme të çdo përmbajtjeje që, sipas mendimit të saj të arsyeshëm, përmban materiale shpifëse, diskredituese, të pahijshme, mashtruese, shkel të drejtat e ndonjë personi, përbuzëse ose në kundërshtim me ose të paligjshme sa i përket ligjeve në fuqi.

Të drejtat e pronësisë intelektuale

E drejta e autorit ©2008-2013 SPD. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Të gjitha të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale në të gjitha tekstet, figurat, grafikët, materialet zanore, softuerët, pamjen e përgjithshme dhe në materiale të tjera në këtë faqe dhe në materiale të SPD-së janë pronë e SPD-së dhe kompanive të saj filiale (përveç përmbajtjes së palës së tretë, të identifikuar si e tillë) ose janë përfshirë me miratimin e zotëruesit përkatës.

Mund ta shfletoni këtë faqe dhe të nxirrni ekstrakte (përveç përmbajtjes së palës së tretë, të identifikuar si e tillë) duke printuar, shkarkuar në disk dhe duke ia shpërndarë personave të tjerë për përdorim personal jotregtar në shtëpi. Në të gjitha rastet ky përdorim do të kryhet vetëm për qëllime informimi dhe njoftimi i mësipërm i të drejtës së autorit do të shfaqet në të gjitha riprodhimet me referencë ndaj kushteve të përdorimit.

Asnjë riprodhim i asnjë pjese të faqes nuk mund të shitet ose të shpërndahet për përfitime tregtare dhe as nuk mund të modifikohet ose të përfshihet në ndonjë punë ose publikim tjetër, qoftë në kopje të printuar apo elektronike, duke përfshirë publikimin në faqe të tjera.

Asgjë në këtë faqe nuk do të konsiderohet se akordon në mënyrë të nënkuptuar, me ligj ose ndryshe, ndonjë të drejtë përdorimi ose licencë përdorimi të së drejtës së autorit, patentave, markave tregtare, logove dhe markave të shërbimit të SPD-së. SPD-ja i mbron të drejtat e pronësisë intelektuale në përputhje me ligjin në fuqi.

Markat tregtare

Të gjitha markat tregtare, markat e shërbimit dhe logot e shfaqura në këtë faqe janë ose në pronësi të ose përdoren me licencë nga SPD-ja dhe filialet e saj dhe të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Pa kufizim, ato përfshijnë emrin dhe logon "SPD" dhe emrat e produkteve, duke përfshirë PERSONA®, Clearblue®, Clearplan®, Conception Indicator™, Intima™ dhe Wish for a Baby™ (gjithshtu e njohur si Kinderwunsch™ dhe Envie d'un Bébé™). Ndalohet rreptësisht përdorimi i paautorizuar i markave tregtare, markave të shërbimit dhe logove.

Faqet e lidhura

Në pjesë të ndryshme të faqes mund t'ju ofrohen lidhje automatike të faqeve të internetit të palës së tretë, të cilat kanë lidhje me një aspekt të veçantë të kësaj faqeje. Kjo nuk tregon që SPD-ja përdor ndonjë nga këto faqe ose ka ndonjë lidhje me zotëruesit e tyre. Ndërkohë që SDP-ja shpreson që këto faqe t'ju duken interesante, as SDP-ja dhe as filialet e saj, nëpunësit, punonjësit apo agjentët e saj nuk mbajnë përgjegjësi për faqet e palëve të treta, për informacionet që përmbajnë ato apo për disponueshmërinë e tyre.

Informacioni rreth jush dhe vizitave tuaja në faqe dhe shërbime

Ne e përpunojmë informacionin rreth jush në përputhje me politikën tonë të privatësisë. Duke përdorur faqen dhe shërbimet tona, ju e miratoni përpunimin dhe përdorimin e tillë të informacionit tuaj, duke përfshirë të dhënat personale, në përputhje me këtë politikë.

Viruset, pirateria kompjuterike dhe shkelje të tjera

Ju nuk duhet ta keqpërdorni faqen tonë duke futur viruse, trojanë, karrema, bomba logjike ose materiale të tjera keqdashëse ose teknologjikisht të dëmshme. Ju nuk duhet të provoni të hyni në mënyrë të paautorizuar në faqen tonë ose në ndonjë server, kompjuter ose bazë të dhënash të lidhur me faqen tonë.

Duke shkelur këtë dispozitë, ju kryeni një vepër penale. Ne do t'ia raportojmë një shkelje të tillë autoriteteve përkatëse të zbatimit të ligjit dhe do të bashkëpunojmë me këto autoritete duke ua zbuluar identitetin tuaj. Në rast shkeljeje të tillë, do t'ju hiqet menjëherë e drejta për të përdorur faqen tonë.

SPD-ja, filialet e saj dhe ofruesit e palës së tretë nuk mbajnë përgjegjësi për humbje ose dëme të shkaktuara nga një sulm i shpërndarë për mohimin e shërbimit, viruset ose materiale të tjera teknologjikisht të dëmshme që mund të infektojnë pajisjet tuaja kompjuterike, programet kompjuterike, të dhënat ose materiale të tjera pronësore, të cilat vijnë si rezultat i përdorimit të faqes sonë nga ana juaj ose nga shkarkimi i materialeve të publikuara në faqen tonë ose në ndonjë faqe të lidhur me të.

Ndashmëria

Deri në shkallën që ndonjë nga dispozitat e këtyre kushteve përdorimi konsiderohen të paligjshme, të pavlefshme ose të pazbatueshme, atëherë këto dispozita do të hiqen dhe fshihen pa ndikuar në zbatueshmërinë e dispozitave të mbetura.

Qendra e kontaktit

Nëse keni komente ose pyetje në lidhje me këto kushte përdorimi ose me politikën e privatësisë, nëse dëshironi të raportoni ndonjë shkelje të kushteve të përdorimit ose të politikës së privatësisë ose nëse dëshironi të kërkoni akses, modifikim ose fshirje të Të dhënave tuaja personale, ju lutemi na shkruani në adresën SPD Swiss Precision Diagnostics Ltd., Attn. General Counsel at 47 route de St Georges, 1213 Petit-Lancy, Switzerland ose dërgojini email SPD-së në adresën privacy@spdspark.com.

Nëse keni pyetje në lidhje me produktet, ju lutemi kontaktoni linjën e kujdesit. Ajo drejtohet nga kompania filiale e SPD-së, SPD Development Company Limited, në Mbretërinë e Bashkuar. Të dhënat e kontaktit të linjës së kujdesit shfaqen te seksioni "Kontaktet" në faqen e shtetit ku banoni. Ju lutemi të jeni të gatshëm të jepni numrin e lotit në ambalazhin e produktit. Telefonatat në linjën e kujdesit mund të monitorohen ose të regjistrohen për qëllime të kontrollit të cilësisë dhe të dhënat tuaja personale mund të mblidhen siç përcaktohet më sipër.

Faleminderit që vizitoni faqen tonë.