Në çdo cikël, konceptimi te një femër mund të ndodhë vetëm gjatë disa ditëve, kështu që nëse po përpiqeni të mbeteni shtatzënë, është shumë e rëndësishme kryerja e marrëdhënieve seksuale në këto ditë. Testi i ovulimit Clearblue Digital ju ndihmon të rrisni në maksimum mundësinë e konceptimit natyral duke identifikuar 2 ditët me nivelin më të lartë të fertilitetit të secilit cikël duke matur ndryshimet në nivelin e hormonit kryesor të shtatzënisë – hormonit luteinizing (LH). Ai është më i saktë se metodat e llogaritjes me kalendar dhe sipas temperaturës* dhe ofron rezultate të qarta dhe pa gabime në një ekran dixhital.

Ju tregon 2 ditët me nivel më të lartë fertiliteti
Duke përcaktuar 2 ditët më të mira për të mbetur shtatzënë, mund të ndiheni më të sigurta se po e provoni në kohën e duhur.

Mbi 99% i saktë
Më i saktë se metodat e llogaritjes me kalendar dhe sipas temperaturës në parashikimin e ditëve me nivel më të lartë fertiliteti*

Rezultate të qarta dixhitale
Me ekranin e qartë dixhital, leximi i rezultateve nuk ka qenë kurrë më i thjeshtë.

I thjeshtë për t'u përdorur
Simboli unik pulsues i "shufrës së testit" tregon që testi dixhital i ovulimit po funksionon.
* Ellis JE., et al. Human Reproduction (2011) 26: i76 (O-191)