Me testin e shtatzënisë Clearblue Easy me ndryshimin e ngjyrës në majë, maja absorbuese merr ngjyrë rozë për t'ju ndihmuar në marrjen e kampionit në mënyrën e duhur dhe rezultatet e qarta plus (+) ose minus (-) shfaqen brenda vetëm 2 minutave.

Mbi 99% i saktë
Nga data e pritshme e periodave.

Kryeni testin 4 ditë më herët
Aq i ndjeshëm sa mund ta kryeni testin deri në 4 ditë përpara datës së pritshme të periodave*.

I thjeshtë për t'u përdorur
Maja absorbuese ndryshon nga ngjyra e bardhë në rozë për t'ju treguar se urina po përthithet dhe rezultatin e saktë plus (+) ose minus (-) mund ta lexoni pas 2 minutash.
* Clearblue rekomandon ta kryeni testin nga data e pritshme e periodave. Megjithatë, niveli i hormonit të shtatzënisë rritet shpejt në fazat e hershme të shtatzënisë dhe Clearblue mund të përdoret deri në 4 ditë përpara datës së pritshme të periodave. Në testimet klinike me kampionë të hershëm shtatzënie, rezultatet e arritura me Clearblue ishin si më poshtë: 53% e femrave morën rezultat "Shtatzënë" 4 ditë më herët, 74% e femrave 3 ditë më herët, 84% e femrave 2 ditë më herët dhe 87% e femrave 1 ditë më herët. Nëse e kryeni testin herët dhe merrni rezultat "Jo shtatzënë", ka mundësi që niveli i hormonit të shtatzënisë të mos jetë aq i lartë sa të diktohet. Duhet ta kryeni sërish testin në datën e pritshme të periodave.